Google ADS

Bekë Berisha ia jep tre këshilla Agim Veliut, kërkon që ta shkarkojë Drejtorin e Policisë

17:23 | 18 Shtator 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët  e AAK-së, Bekë Berisha, në interpelancë, i ka pasur disa këshilla për Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, në krye të Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka pasur persona që kanë qenë të “shitur”, e nërkaq Policia ka dështuar me menaxhimin e situatës me COVID 19, raporton arbresh.info.

“Policia ka dështuar me menaxhimin e situatës me COVID 19. Ka policë që nuk janë ngritur kurrë në detyrë, që sot e asaj dite ruajnë rampa, patrullojnë tërë natën e për të cilët nuk ka folur kurrë askush. Disa janë të shitur”, ka thënë Berisha, duke kërkuar që policisë të ju plotësohen disa kushte.

“Pagesa e shujtave, ndërrimit të natës e pagesa me rregull të orëve shtesë sipas ligjit, janë kërkesa që duhet të realizohen urgjentisht”, ka thënë ai.

Berisha ia ka dhënë disa këshilla ministrit Veliu, në mesin e tyre edhe propozimin për shkarkimin e drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

“Ministër Veliu nuk mbahet mend që Qeveria ka vendosur Ministër me kredibilitet që të udhëheq me këtë ministri, të krijojë kushte për policinë. Ministrat e Punëve të Brendshme janë zgjedhur zakonisht njerëz të urtë. Unë ty do të jap nja dy tri këshilla, MPB është e tejet ngarkuar me përgjegjësi, ministria duhet të ndahet që menaxhimi duhet të ndahet, nëse ekziston ndonjë task-forcë kundër korrupsion kryeministri duhet ta shkarkojë deri më tani, kam informacione që diçka e tillë ka funksionuar për 10 vite. Të shkarkohet menjëherë drejtori i Policisë sepse në mënyrë të përsëritshme shkelin sovranitetin e Kosovës e drejtori as nuk është në dijeni. Ka pasur vjedhje të dokumenteve që janë vjdhur në Policië e Kosovës. ”, ka thënë ai.

Ai po ashtu, ka kërkuar që të emërohet një polic, si drejtor, por që nuk ka grada.

“Nëse nuk dini çka me bo, mundet me u emëru një polic i ri që s’ka hiç grada, që nuk e dëgjon askënd nga politika. Në qeverinë paraprake ka pas vjedhje të informacioneve nga objektet qeveritare, kam informacione për qindra skandale që duhet të hetohen, që e don Koosovën, jo për hatër, po e don”, shtoi deputeti i AAK-së./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/652889498960327

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme