Google ADS

Bekë Berisha akuzon Drejtorin e Policisë, reagojnë anëtarët e komisionit: Po keqpërdoret pozicioni

10:34 | 10 Maj 2024
K.B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komisionit, Bekë Berisha për akuzat që sipas tij i tha kundrejt drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha.

Ai tha se nuk është në rregull që të keqpërdoret pozicioni.

“Assesi nuk është në rregull që të keqpërdoret pozicioni, nuk po e di për çfarë jemi, a jemi në gjykatë, për shkak se po më vjen shumë keq që është e para herë që thirret drejtori i policisë dhe i bëhen kësi akuza direkte. Unë po ndihna tepër keq, karshi drejtorit dhe ekipit të tij, sepse nuk është detyrë e komisionit të bie në këtë nivel”, tha ai.

Nga ana tjetër Berisha, tha se nuk janë akuza janë shqetësime që janë ngritur nga mediat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme