Bekaj: Zjarrfikësit të indinjuar për mosmarrjen e pagave, 90 për qind e tyre janë në kredi

01:13 | 2 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Nuk janë pjesë e grevave por e pësuan sikur të ishin pjesë e saj.

Zjarrfikësit nuk i morën pagat e muajit gusht.

Kryetari i Sindikatës Muharrem Bekaj, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se asnjë arsyetim nuk e kanë marrë deri më tani nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës.

Ai theksoi se zjarrfikësat kanë qenë mjaft të indinjuar.

“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë arsyetim. Kam provuar të kontaktojë me kabinetin dhe duhet të jemm korrekt sepse ka pasur probleme me telefonat centrik. Kam provuar ta kontaktojë me telefon dhe zëvendësministrin Dobra, por nuk kam mundur dhe nesër do të shohim se pse ka ndodhur kjo” – tha Bekaj.

“Mund t’ju them se zjarrfikësit kanë qenë mjaft të indinjuar sepse 90 për qind e zjarrfikësave janë në kredi dhe ju e dini që afatet për pagesën e kredisë është 1 dhe 2. Dhe me një pagë minimale është e rrezikuar edhe mirëqenie e tyre sociale” – theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme