Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Fatkeqësi të tjera pritet që gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti të shkojë në Kuvend.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se fakti që ata financohen nga niveli lokal, po shkakton probleme.
Beka tha se punonjësit e këtij institucioni përballen me shumë probleme.
Sipas tij, Shërbimi i Zjarrfikësve të Kosovës, ndonëse është nën kompetencat e Ministrisë së Brendshme, pagesat e tyre realizohen nga niveli lokal.
Kjo sipas Bekës, ka shkaktuar probleme. Ai shpreson se me anë të Ligjit për Mbrojtje nga Zjarri dhe Fatkeqësi të tjera do të zgjidhet edhe problemi i përgjegjësive.
“Të dihet kush është menaxhuesi i mirëfilltë. Kush i ka obligimet ligjore ndaj kësaj kategorie sepse deri tash kemi marrë përgjigje jo jeni me komunë jo me ministri pra, nuk ka qenë e rregulluar si duhet”, ka thënë Beka në rtk.
Tutje Beka ka thënë se komunat kanë pranuar një referencë të ministrisë për sa i përket financimit derisa të bëhet bartja në nivel qendror, por sipas Bekës, disa komuna nuk i kanë kryer obligimet e tyre. Sfidë për Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit mbetet edhe çështja e pazgjidhur e statusit të tyre.
“Mirëpo, sfidë është numri i vogël i zjarrfikësve, mosha e shtyrë dhe çështja e investimeve në këtë shërbim, investime kapitale, sepse në këtë shërbim shumë pak është investuar” ka shtuar ai.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje tha se me Ligjin e ri për mbrojtje nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera zjarrfikësit do të financohen nga niveli qendror dhe do të këtë një kategori të zjarrfikësve. Sipas tij, do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me nivelin lokal.
“Për shkak të nevojave të tyre për të marrë shërbime nga Agjencia për Menaxhimin e emergjencave do të menaxhohen, do të paguhen nga niveli qendror. Kjo do të sjellë një menaxhim më efikas dhe të drejtë për ta dhe përmirësim të rezultateve”, ka thënë Sveçla.
Ndryshe udhëheqësit e zjarrfikësve vlerësojnë se duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë e këtij shërbimi dhe të shihet se sa janë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...