Shoqata “Ngritja e Zërit” sot ka dorëzuar dosjet-lëndët e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve te luftës.
Jahir Bejta kryetar i shoqatës “Ngritja e Zërit” ka thënë se viktimat e luftës nuk janë duke u përfillur ngta institucionet vendore.
“Sot kemi dalë me moton “Drejtësi për viktima”, sepse në agjendën Drejtësia 2020 duhet të futet zgjidhja e lëndëve për viktimat e luftës. Nga Gjykata Kushtetuese kërkojmë ta respektoj Kushtetuesën sepse me konventa ndërkombëtarë janë të parapara mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Tek ne është duke u mohuar e drejta palëve paditëse, dhe duke u stopuar e drejta në mbrojtje nga institucionet tona. Kërkojmë nga Gjykatat themelore dhe Gjykata Kushtetuese që ta ndërpresin sharjen në viktima, duke i udhyëzuar me akte juridike që drejtësinë ta kërkojnë në Gjykatat e Beogradit. Kosova është divorcuar De Fakto nga Serbia në vitin 1999 ndërsa është pavarësuar në vitin 2018, andaj viktimat nuk kanë çka të kërkojnë në Beograd por në Kosovë”, ka thënë ai.
Kërkesa është t’i anuloj të gjitha vendimet e Apelit dhe Gjykatave vendore, dhe lëndët t’ua kthej në proocedurë Gjykatave vendore
“Nga Agjenda Drejtësia 2020 kërkojmë që Ministria e Drejtësisë bashkarisht me lidershipin ta fusin si çështje me prioritet zhbllokimin e gjykatave vendore duke arritur marrëveshjen që është pengesë, ta bartin juridiksionin. Viktimat mjaft pritën edhe sa duhet të presin. Organet tona duhet t’i harmonizojnë vendimet me Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, dhe me nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës i mbulojnë të gjitha këto ,ku nenet e saj e definojnë mjaftë mirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mbrojtjen në gjykatat vendore”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Bejta ka thënë se Institucionet e vendit i kanë bllokuar këto lëndë.
“Institucionet i kanë bllokuar këto lëndë, ato duhet të kërkojnë nga Brukseli qe sa vite jem në dialog ‘ti rregullojnë marrëdhëniet në këtë aspekt me Serbinë, madje fare nuk përmendet kompensimi i dëmeve materiale të luftës nga Serbia. Mbi 800 lënë janë duke u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit”, ka shtuar ai.
Ndërsa avokati i kësaj organizate, Kadri Osaj ka thënë se kjo që po ndodh me viktimat e luftës është ndërhyrje e politikës në gjyqësor.
“Duke iu referuar praktikave gjyqësore ndërkombëtare kemi raste që në shtetet e tyre janë paditë shtetet e huaja dhe ka vendime të plotfuqishme. Vendime të tilla janë amrrë në Greqi, Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu edhe populli izraelit ka iniciuar padi në Gjykatën Amerikane për shtetin austriak për dëmet e luftës, mirëpo shteti austriak menjëherë ka dashur të negocioj dhe të arrijnë kompromis. Kjo që po ndodh tek ne është absurditet, mospërfillje e drejtësisë, dhe ndërhyrje e politikës në gjyqësor”, theksoi ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/599943160421975/