Drejtori i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, për herë të tetë me radhë ka dorëzuar dosje në Gjykatën Kushtetuese.
Në Info Magazine ai u shpreh se problemi qëndron tek refuzimi i tyre nga gjykatat tona dhe se ekziston mundësia që shteti i Kosovës të ndëshkohet financiarisht për arsyen se, siç u shpreh, ka dështuar tërësisht në mbrojtjen e qytetarëve e viktimave të përjetuara gjatë luftës.
“Sipas organizatës për dëme të luftës, mendojmë se gjyqësori është duke abuzuar me ligjin, nuk është duke i shqyrtuar paditë për të cilat është kompetent”.
“Dosjet përmbajnë dëme në njerëz, moral, material, por edhe fitimin e humbur gjatë viteve 1998-1999. Dëmi moral është në njerëz, të vrarë, të plagosur, etj.”.
“Edhe pse veprojmë për 13 vjet, nuk na është dhënë rasti që të kemi kapacitete logjistike, s’na është dhënë hapësirë për t’u shtrirë në gjithë komunën e Kosovës, që të dislokohemi nga Skënderaj në Prishtinë dhe qytetarët në cilësinë e viktimave të luftës rrugëtojnë edhe me nga 100 kilometra në njërin drejtim. Kemi kërkuar nga presidenca dhe niveli qendror kuvendar, pra kryeministri dhe prej segmenteve tjera, por çdoherë kemi mbetur pa përgjigje.
Në lidhje me vlerësimin e dëmeve të shkaktuar gjatë luftës në Kosovë nga Serbia, Bejta u shpreh se shuma është shumë më e madhe se që raportohet.
“Si e dhënë zyrtare është nga Riinvesti. Ata thonë se është 22 miliardë, por ajo shumë qind për qind nuk qëndron, por është vetëm shumë e përafërt, se përndryshe shuma do të del shumë-shumë më e madhe”.
“Plus aty nuk përfshihet edhe fitimi i humbur, që nuk është i vogël kur shumëzohet për 20 vjet, bie fjala te prodhimi bruto i një prodhimtarie ose biznesi, e që ka pas edhe që është shuar tërësisht”.
“Ne punojmë vetëm në baza individuale në emër të qytetarëve dhe ka plot preh tyre që vijnë, i sjellin dokumentet, ne i klasifikojmë, i sistematizojmë, i mirëpalosim dosjet, i administrojmë provat dhe në emër të qytetarëve i ngrisim paditë pranë gjykatave themelore, varësisht nga kompetencat territoriale ku ka ndodhë veprimi dëmtues”.
“Pastaj qytetarët prap vijnë pasi që u hudhen paditë. Ne më pas i procesojmë me ankesa në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit e refuzon ankesën, mbetet të mbështetet në aktvendimin e shkallës së parë. Më pas kërkojmë revizion në Gjykatën Supreme, ajo të njëjtin avaz, konsideron se dy gjykatat kanë vepruar drejt dhe procedurën e fundit e kemi drejtimin në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit të marrë nga Gjykata Supreme”.
“Një prej aludimeve që bën gjyqësori ynë, e ka edhe atë sikur nuk ka kompetencë, se Serbia ka imunitet dhe se s’kemi te drejtë me e padit shtetin e Serbisë këtu, por nuk qëndron ashtu”.
“Pikërisht neni 28.1 e përcakton kompetencën në bazë të rregullave të konventave ndërkombëtare. Ajo shkon vetëm e vetëm në bazë të reciprocitetit. Do të thotë se sot Serbia s’e ka imunitetin nëse nuk ia jep Kosova”.
“Nuk kemi të drejtë të shkojmë në Strasburg, por është vlerësim edhe konstatimi i Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut që ka konstatuar se Kosova ka dështuar tërësisht në mbrojtjen e qytetarëve e viktimave të përjetuara gjatë luftës”.
“Ekziston përgjegjësia. Ne një ditë do të jemi pjesë e Këshillit të Evropës, ky këshill është i pamëshirshëm ndaj abuzuesve të ligjit dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që ka edhe për t’u ndëshkuar Kosova me shuma që nuk mund t’i përballojë dhe Kosova mund të bankrotojë financiarisht. Shteti do të dëmtohet për arsye se u ka mohuar të drejtat qytetarëve të vet”, deklaroi Bejta.
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës