Pediatri, Ramush Bejiqi ka thënë se viti pandemik e ka “shkatërruar” klinikën e Kardiokirurgjisë .
Bejiqi ka thënë se nuk kanë pasur asnjë fëmijë të infektuar me Covid-19 në klinikë, por që prindërit e tyre është dashur që të testohen në mënyrë që të mbrohen nga virusi fëmijët dhe stafi.
Ai ka deklaruar se gjatë pandemisë nuk kanë mundur të kryejnë asnjë mision.
“Asnjë fëmijë që është para intervenimit para skreningut nuk ka qenë me Covid. Prindërit e fëmijëve duhet t’i nënshtrohen testit dhe kusht për të qenë pjesë e skreningut është me qenë Covid negativ me qëllim ruajtjen edhe të stafit amerikan, Italian dhe vendor. Viti 2020 pandemik neve na ka shkatërruar. Ne nuk kemi mundur të bëjmë asnjë mision. Në valën e problematikës Covid ne kemi filluar intervenimet kardiokirurgjike. Nuk kemi pasur asnjë komplikim dhe nuk kemi pasur asnjë fëmijë gjatë hospitalizimit me Covid pozitiv”, ka deklaruar ai për ekonomiaonline.
Bejiqi ka thënë se fëmijët kanë qenë të izoluar gjatë pandemisë andaj edhe nuk kanë pasur ndonjë problem me virusin.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...