Behxheti: Prioritet për mua është shëndetësia

00:41 | 22 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kandidati i pavarur për Kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti, ka thënë se urbanizmi, arsimi, mirëqenia sociale dhe shëndetësia janë pikat bazë të programit të tij zgjedhor.

Ai në Edicionin Zgjedhor ka theksuar se me prioritet do të merret me shëndetësinë.

“Besoj në parimet e mia të cilat ngërthehen në këto katër shtylla të programit tim.. Prioritet është jeta e shëndetshme, shëndetësia. Për mua me rëndësi është parandalimi, jo shërimi”.

Tutje ai ka theksuar se ka paraparë dhe ndërtimin e një qendre rehabilituese.

“Për mua bazë është familja”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme