Bëhuni gati për një fundjavë të nxehtë

18:42 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Këtë fundjavë pritet të mbajë mot i nxehtë. Pasditeve priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

26.06.2020 – Ditëve të fundjavës rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme dhe më të nxehta ajrore. Do të mbajë mot më i nxehtë dhe me më shumë intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave, të cilat sjellin mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.
Në ditët e para të javës në vijim do të mbetet mot i nxehtë, e pritet të ketë më shumë diell dhe më pak mundësi për reshje.

27.06 – Më nxehtë dhe më shumë diell. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, të cilat do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
28.06 – Nxehtë, paradite kthjellët. Pasdite priten zhvillime të vranësirave, që do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.
29.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
30.06 – Kryesisht me diell, mbetet nxehtë.
1.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje edhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C. Ditën e martë pritet një zbritje e lehtë deri në 28C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme