Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka reaguar pas bastisjeve të ish-këshilltarit tjetër Blerim Shalës dhe ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Me anë të një postimi në Facebook, behrami e ka quajtur Gjykatën Special “fashiste” duke thënë se po dënon vetëm shqiptarët, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, Prokuroria është në panik dhe po humb betejë kjuridike.
“Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle”, ka deklaruar ai.
“Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent!”
Tutje, ai tha që Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë.
“Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim! Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!”, është shprehur ndër të tjera ai.
Ndër të tjera, Behrami tha se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt me ish-presidentin Thaçi “nuk frikësohen nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive”.
“Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!”./Arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...