Google ADS

Behramaj: Kurti jetësoi pikën e parë të ‘Mini-Schengen’it’

06:51 | 22 Maj 2021
Trina Galanxhi

Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka komentuar vendimi e sotëm të Qeverisë Kurti që u pa si nisje e zbatimit të ‘Mini-Shengenit’, e të cilin e kishte quajtur dikur ‘Jugosllavi të katërt’.

‘’Me vendimin për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftim, kryeministri Kurti e jetësoi pikën e parë të Mini Shengenit. Vazhdojmë me pikat e radhës. Është mirë t’ia përkthejë dikush Xhelës! :))’’, ka shkruar Behramaj në Facebook.

‘’Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë’’, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Të ngjashme