Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli, do të mbahet në mend për fushatën e tij elektorale.
Përpos ideve dhe spoteve kreative për t’i bindur qytetarët që të votojnë për të, ai ka prezantuar edhe projektet që i parasheh për kryeqytetin, që janë shumë të kushtueshme, multimilionëshe.
Madje, projektet e tilla si ndërtimi i Kampusit Universitar, Stadiumi dhe Qendra Multi-Fetare në qendër të Prishtinës, parashohin një ndryshim rrënjësor të qendrës së Prishtinës.
Por, a janë këto projekte vërtet të realizueshme dhe kush do t’i financojë ato?
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar për Klan Kosovën se kush qëndron prapa këtyre projekteve madhore.
“Kur flas për inxhinieringun financar, është bërë një planifikim financiar dhe sigurisht që prapa kësaj qëndron një forcë financiare, në këtë rast një bankë perëndimore, më të cilën kemi punuar dhe kemi krijuar etapat e financimit”.
“Është një bankë zvicerane që bashkëpunon me grupin e Mabetexit. Nuk ka asgjë të fshehtë dhe pas implementimit të programit të Selimit qëndron familja Pacolli”.
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...