Behgjet Pacolli është rizgjedhur kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR).
Këtë e ka bërë të ditur vet Pacolli përmes një postimi në Facebook, shkruan abrresh.info
Sipas tij, AKR rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga ana e tij.
“Sot, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi mbështetjen e saj për udhëheqjen e mëtejshme të partisë nga unë dhe hapjen e një kapitulli të ri ku AKR-ja do të prezantohet si alternativë liberale në vend në fokus të zhvillimit ekonomik, ekonomisë së lirë të tregut dhe pro-biznesit, politikë që mundëson krijimin e vendeve të reja të të punës. Kosova është në një moment kritik ku më shumë se kurrë ka nevojë për unitet dhe konsensus për temat kryesore, bota po ndryshon dhe ne duhet të gjejmë vullnetin për të kapërcyer sfidat e mëdha së bashku”, shkruan Pacolli.
AKR sipas tij, do të kthehet me një vizion, program dhe ekip të ri që do të ofrojë alternative politike dhe ekonomike në vend./arbresh.info/
Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë
Dy aksidente trafiku me fatalitet në 24 orët e fundit në Kos...
`9Travel`: Eksploroni vijën bregdetare dhe Alpet mahnitëse t...
Policia e Kosovës shqipton 1329 gjoba në trafik për 24 orë
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Fushë Kosovë
Arrestohen tre persona në Leposaviq, u hasën duke shkruar gr...