Google ADS

Behgjet Pacolli uron vëllanë: Ti vëlla do ta bësh më së miri drejtimin e Prishtinës!

09:18 | 21 Shtator 2017
M. A.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka uruar ditëlindjen e vëllait të tij Selim Pacollit i cili është kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës.

Shikoni në postimi më poshtë fjalët prekëse që Pacolli ka shkruar për vëlluan e tij:

Sot vellau im Selimi ka ditëlindjen…..

Edhe 100 vëllau im! Kjo ditëlindje qoftë ogur i mirë për fitoren e Prishtinës

Nga New Yorku ku po përfaqësoj Kosovën në samitin e OKB-së, në takime të shumta të nivelit të lartë, i bashkohem edhe unë urimeve të vëllazërve , miqve, punonjësve tanë për ty Selimin, vëllau im që ke ditlindjen:

të rrosh edhe 100 vjet, vëllau im, suksese dhe të priftë e mbara në sfidën më të re që ja ke nisur për të ndryshuar Prishtinën!

Më vjen keq që nuk munda të jem në festimin e ditëlindjes, por e di se po ja kaloni mirë me qindra miq dhe mbështetës të tu!

Jemi sa të ndryshëm aq dhe të ngjashëm.

Selim ti e do dhe njeh shkëlqyeshëm historinë e kombit tonë;i

unë dua posaçërisht gjeografinë e botës ku, besoj unë ja kam ngritur me punë dhe kreativitet një piedestal të ndritshëm shqiptarëve;

Selim, ti di të përdorë dhe armë sepse ke luftuar pa u mburrur kurrë, për çlirimin e Kosovës;

Unë kam bërë diplomaci, misione paqeje, dhe lobimi për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës;

Selimi, ti shkruan më bukur se unë, sepse ti ke kaligrafinë e babës sonë.

Me të mbaruar lufta, Selim, ti iu ktheve punës për të krijuar punë;

Ndërsa unë, e lashë biznesin për t’ju përkushtuar politikës;

Vëllain nuk e zgjedh, por unë jam me fat që të kam vëlla, Selim!

Si e thashë, ne jemi vëllezër, por gjithsecili prej nesh ka identitetin tonë, historinë tonë, shansin personal.

Të dy bashkë, unë dhe ti Selim, jemi të vetëdijshëm për barrën e emrit që kemi, për emrin e familjes sonë, për përgjegjësinë që vjen prej këtij emri dhe amanetit të babës

Të dy bashkë i themi punës mirëmëngjes, sepse dita e mirë duket që në mëngjes.

Të dy bashkë jemi munduar dhe mundohemi për të krijuar punë dhe mirëqenie për të tjerët, bashkëkohanikët, familjet e ndryshme të bashkëqytetarëve tanë. Kemi shumë dëshmitarë për këtë. Shumë mirëqenie, shumë jetë janë ndryshuar falë punës tonë, punës së vëllazërve , falë punës së djemëve të mixhës tanë të dashur, Axhës Ruhan, dhe falë punës tende.

Sot që ti Selimi fillon edhe zyrtarisht një sfidë të re,

unë dua të uroj fitore!

Vetëm ti Selim, pate fatin që nisja e garës t’u përputh me ditën e lindjes tënde, një ogur i mirë për sukses !

Ti vëlla do ta bësh më së miri drejtimin e Prishtinës!

Ne të gjithë do të ndihmojmë, me gjithë mundësitë tona, me miqtë tonë, me ekipet tona të arkitektëve, inxhinerëve, të mijëra kosovarëve brenda dhe jasht vendit, ta ndërtojmë Prishtinën e së ardhmes!

Ne do ta shkëpusim Prishtinën nga modeli i qeverisjes partiake, pa vizion dhe do ndërtojmë Prishtinën që respekton njeriun, që respekton mjedisin, qendrën e dytë të shqiptarisë;

Dikur kur erdha në politikë, thashë se Kosova ka hyrë në fazën e tretë të zhvillimit të vet, atë të zhvillimit ekonomik që prodhon mirqenie. Këtë do ta beshë ti për qytetarët e dashur të Prishtinës.

AKR në qeverisje, është dëshmi se më në fund po krijohet bindja se zhvillimi ekonomik i vrullshëm i vendit tonë, i qyteteve tona, nuk arrihet me fjalë por më punë, me puntor e menaxherë.

Të priftë e mbara Selim, në këtë sfidë ku ti hyn i pjekur sa duhet, tani ke 48 vjeç!

I gezohësh!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme