Google ADS

Behgjet Pacolli uron Ditën e Gruas me një fotografi të grave në FSK

11:34 | 8 Mars 2021
arbresh.info

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke i bashkëngjitur një fotografi ku shihen gra në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Gratë kanë bërë një rrugë të mundimshme për t’i fituar të drejtat. Dhe ende ka punë për të bërë në këtë drejtim”, ka shkruar Pacolli në Instagram.

Sipas Pacollit, nuk mjafton vetëm një ditë për të kujtuar përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.

“Faktorizimi i femrës, mbetet detyrë e përbashkët që duhet përmbushur në rrugëtimin tonë euro–atlantik.”/arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Behgjet Pacolli (@behgjetpacolli)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme