Google ADS

Behgjet Pacolli: Trupi i dytë i shton edhe më shumë dhimbjet, por ankthi u shua

18:46 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Behgjet Pacolli: Trupi i dytë i shton edhe më shumë dhimbjet, por ankthi u shua

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka reaguar në lidhje me gjetjen e trupit të policit, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë që ankthi ka mbaruar por kjo e ka shutuar edhe më shumë dhimbjen.

Bacolli ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“Me zbulimin e trupit të dytë të policit në Lepenc, dhimbja u shtua, ndonëse ankthi mori fund.
Shpreh solidaritetin me familjet e shërbyesve të shtetit dhe kolegët e tyre në emrin tim dhe të familjes. Shpreh shqetësim ndërkohë për problematikën që e ka krijuar incidentin fatkeq.
Shpresoj qe sa më shpejt të zgjidhën problemet e shërbyesve tonë të sigurisë!”

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme