Google ADS

Behgjet Pacolli takon presidentin e Madagaskarit

17:38 | 4 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit është biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, shkruan arbresh.info.

“Takimi me presidentin e Madagaskarit, Andry Nirina Rajoelina, ishte jashtëzakonisht i frytshëm. Biseduam për thellimin e marëdhënieve ndërshtetërore duke filluar nga akreditimi i ambasadorit jorezident të Republikës së Kosovës në këtë shtet afrikan”, ka shkruar ai.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ecë përpara në forcimin e partneritetit me të gjitha shtetet anëtare të OKB-së”, ka përfunduar Pacolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme