Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli është kundër zgjedhjeve të reja. Është kundër bllokadave të mundshme pas certifikimit. Thotë se qëndrimi i tij është krejtësisht në përputhje me partnerët e koalicionit, LDK’në e Alternativën. Mirëpo, thotë se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe qartësisë elektorale do të flasin edhe një herë.
S’ka zgjedhje të reja. Ky është konstatimi i Kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit, një javë pas zgjedhjeve nacionale.
Këtë deklaratë Pacolli e ka dhënë pas qëndrimit të Avdullah Hotit të LDK’së, i cili tha se partia e tij s’bën koalicion me PDK dhe as me Vetëvendosjes për shkak se këto dy parti bashkërisht rrëzuan Qeverinë e udhëhequr prej Isa Mustafës.
Mirëpo, nëse LDK s’bën koalicion me asnjërën prej partive tjera shtohen gjasat që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Por, Pacolli thotë qytetarët s’bën të maltrentohen dhe të nxirren edhe një herë në një proces zgjedhor.
“Jam kundër zgjedhjeve të reja sepse jeta e qytetarëve vetëm sa po rëndohet. Është edhe shpenzimet nga buxheti i varfër i Kosovës. Edhe lodhja e votuesve e madhe”, thotë Pacolli, për Express.
“Besoj se qytetarët janë lodhur duke dëgjuar teket e politikanëve. Qytetarët kanë votuar, kanë dhënë fjalën e vetë dhe në bazë të rezultateve që dalin nga vota e qytetarit duhet të bëhet zgjidhjet politike. Ky është mendim im personal”, ka shtuar ai.
Partia e Pacolli lidhi koalicion parazgjedhor me LDK’në dhe sipas rezultateve fillestare ka marrë të paktën katër deputetë.
Numrat e AKR’së mund të jenë vendimtar për të ndërtuar Qeverinë e re me Ramush Haradinajn dhe koalicionin PAN.
Por, Behgjet Pacolli thotë qëndrimi i tij në raport me PAN’in është sikurse i LDK’së dhe Alternatives.
”Ne kemi kontakte të rregullta me partnerët tonë të koalicionit dhe momentalisht të gjithë jemi dakord që të presim certifikimin e zgjedhjeve të shohim se çfarë force politike ka. Në bazë të forcës politike bëhen edhe planifikimet e mëtutjeshme. Ky është qëndrimi i koalicionit tonë”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, edhe në udhëheqjen e AKR’së kanë folur me pozicione ndryshe prej Pacollit. Nënkryetari Agim Bahtiri ka thënë se është pro një koalicioni me Vetëvendosjen derisa Nënkryetari tjetër, Labinot Tahiri ka thënë se për AKR’në të gjitha opsionet janë të hapura.
Por, Pacolli thotë se gjithçka do të sqarohet pasi të certifikohen zgjedhjet.
“Nëse dikush nga AKR thotë diçka sepse ende nuk e dijmë. Në momentin kur i kemi numrat do të ketë lëvizje në këtë drejtim. Nuk mund të them asgjë tani. Ndoshta, z. Hoti di më tepër se ne diçka. Por, unë besoj se jemi marrë vesh që të presim certifikimin e zgjedhjeve dhe mbas certifikimit do të lëvizim”, ka shtuar ai.
Pacolli ka folur edhe për procesin zgjedhor, duke thënë se kanë informata kontraverse lidhur me numrin e deputetëve.
Ai ka komentuar edhe rënien e partive kryesore politike në Kosovë duke thënë se votuesi është vetëdijesuar për t’i dënuar ata që kanë keqqeverisur deri më tash.
”Nuk kam shumë për të shtuar aty për arsye sepse është punë që të më intersoj shumë. E di se qytetari është vetëdijesuar. Vetëdija e qytetarit dhe më duket se qytetari është vetëdijësu në përmasa të mëdha”, ka shtuar ai.
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë