Behgjet Pacolli shpreh krenarinë për Selimin, thotë se la mënjanë gjithçka që t’iu shërbejë qytetarëve të Prishtinës

19:32 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur krenarinë e tij për të vëllain Selimin, i cili është edhe nënkryetari i Komunës së Kosovës.

Ai thotë se Selimi ka lënë gjithçka anash që t’i përkushtohet punës së tij si nënkryetar, shkruan portali arbresh.info.

“Disa fjalë për vëllain tim Selimin. Unë thjesht dua të shpreh se sa krenar jam për punën tuaj. Si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ai ka lënë mënjanë gjithçka tjetër, në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve të Komunës”, shkruan ai.

Mes tjerash Pacolli thotë se pavarësisht zhvillimeve politike, vëllai i tij ka zgjedhur heshtjen dhe vazhdoi punën me nder.

“Pavarësisht çdo gjë që ka ndodhur politikisht, ai ka zgjedhur heshtjen, dhe ka vazhduar punën e tij me nder. Vazhdoni të jeni ai që jeni!”, mbyllet postimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme