Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi një autobus udhëtarësh, i cili po udhëtonte drejt Kosovës, nga Gjermania, është sulmuar në Serbi.
Ai ka thënë se ky sulm është i papranueshëm, dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojnë urgjentisht.
Madje, Pacolli ka kërkuar që edhe institucionet serbe të reagojnë pas këtij sulmi.
Postimi i tij i plotë:
“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër teritorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë Institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi”, ka shkruar ai në Facebook.
“Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, është shprehur Pacolli
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...