Google ADS

Behgjet Pacolli qëndron sot në Ferizaj, ja agjenda e tij në këtë qytet

07:54 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, do ta vizitojnë Fabrikën e tubave në qytetin e Ferizajt në ora 14:00.

Pacolli më pas, po i shoqëruar nga kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, do ta vizitoj Kompaninë “Dardania Model” në qytetin e Ferizajt duke filluar nga ora 15:00, shkruan arbresh.info.

I pari i AKR-së takohet edhe me simpatizantë të këtij subjekti politik në qytetin e Ferizajt në ora 17:00.

Ndërkaq duke filluar nga ora  19:00 Pacolli  bashkë me kandidatët e partisë për deputetë në Kuvendin e Kosovës takohen me të rinj e Prishtinës.

Ky takim mbahet në Hotel Sëiss Diamond, në ora 19:00./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme