Google ADS

Behgjet Pacolli promovon librin e tij në gjuhën italiane

19:33 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka prezantuar sot librin e tij në gjuhen italiane “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”, (Asgjë nuk është e pamundur. Si e ndërtova suksesin tim) në selinë Dante Alighieri. Ky libër është botim i shtëpisë Cairo Edizioni.

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se këtë prezantim e ka bërë në prani të një publiku shumë të zgjedhur, njerëzish të kulturës, artit dhe sportit, dhe se Presidenti i kësaj organizate, Andrea Riccardi, ish ministër dhe themelues i Fondacionit Sant Egidio, mik i Presidentit Rugova i kishte thënë fjalë të mëdha për librin.

Statusi i plotë:

Po kaloj momente shumë të bukura në prezantimin e librit tim në italisht, “Nulla è impossibile. Come ho costruito il mio successo”, (Asgjë nuk është e pamundur. Si e ndërtova suksesin tim), botim i shtëpisë së madhe Cairo Edizioni. Gjendem në Romë, në selinë e Dante Alighieri, organizata më e madhe italiane, përhapëse e kulturës së këtij vendi të madh në botë.
Në prani të një publiku shumë të zgjedhur, njerëzish të kulturës, artit dhe sportit, Presidenti i kësaj organizate, Andrea Riccardi, ish ministër dhe themelues i Fondacionit Sant Egidio, mik i Presidentit Rugova tha fjalë të mëdha për librin tim. Ai vlerësoi sinqeritetin, historinë time personale duke thënë: historia e një djaloshi që kishte shumë dëshirë për jetën, por që nuk u lodh kurrrë duke luftuar.
Gazetarja e njohur Paola Severini Melograni po bën moderimin e pyetjeve, në një publik ku është trajneri i madh Giani de Biasi, por dhe studentë të shkëlqyer të disa prej universiteteve më të mëdha italiane… Me mua është Masha, bashkëshortja ime, ambasadoret e Kosovës dhe Shqipërisë, diplomatë, ushtarakë, gazetarë…

https://www.facebook.com/PalazzoFirenze/videos/1749933395024847/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme