Google ADS

Behgjet Pacolli pritet me nderime shtetërore në Berlin

19:38 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli të mërkurën ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Pacolli pasi arritjes në Berlin është pritur me nderime shtetërore, shkruan arbresh.info.

Ndryshe ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se do të takohet me homologun e tij Mass.

“Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër do të zhvillojë vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Me homologun tim Mass do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët.
Mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë”, ka shkruar Pacolli në facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme