Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka shpërndarë sot donacione në disa komuna të Kosovës, kryesisht nëpër spitalet e këtyre komunave.
Donacionin në komunën e Rahovecit e pranuan drejtori i Qendrës kryesore familjare, Jusuf Korenica dhe drejtori i drejtorisë për shëndetësi Munir Durguti, shkruan arbresh.info.
Korenica tha se çdo donacion që vjen nga jashtë është i mirëseardhur duke shpresuar që shtretërit e dhuruar do të ndihmojnë shumë në repartin e maternitetit.
“Çdo donacion është i mirëseardhur ne kemi repartin e maternitetit dhe besojmë se shtretërit do të na ndihmojnë shumë në repartin e maternitetit. Ne nga aparatet nuk kemi asgjë, ne e falënderojmë donacionin dhe mbesim me shpresë që në të ardhmen do të kemi edhe ndihma të tjera sidomos në aparatet medicinale që i mungojnë kësaj shtëpie”, tha Korenica.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në këtë komunë, Munir Durguti falënderoi Fonacionin Behgjet Pacolli për donacionin.
“Ky donacion do të jetë i dobishëm për pacientët tanë, ne shpresojmë se donacioni do të vazhdojë t’i ndihmojë qytetarët e Rahovecit”, tha Durguti.
Përfaqësuesja e donacionit Rejhan Vuniqi falënderoi komunën e Rahovecit për mikpritje.
“Faleminderit për mikpritjen tuaj, ne do të vazhdojmë t’ju ndihmoj sa herë që kemi mundësi. Donacionet nuk do të ndalen, Fondacioni vazhdon që 15 vite, sot janë shpërndarë donacione të tilla edhe në disa komuna tjera të Kosovës”, tha Vuniqi.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka shpërndarë sot ndihma të ngjashme edhe në Pejë e Prizren./Arbresh.info.
GJ
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat