Biznesmeni kosovarë dhe kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka ofruar shpërblim për ata persona që kanë informacione rreth vendndodhjes së të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ofron shpërblim për këdo që i ofron Policisë së Kosovës informacione që dërgojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares, Dardan Krivaqa, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, Pacolli thotë se ndjehet i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë, si një baba i tre vajzave.
“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë”.
Një natë më parë, njësia speciale ka zhvilluar një operacion në Ferizaj në kërkim të Krivaqës, por që nuk kanë arritur ta prangosin të Krivaqën. I dyshuari tjetër A.S është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe ndodhet në paraburgim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...