Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur për Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që është mbajtur në Sofje të Bullgarisë.
Ai në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës nga Sofja, ka thënë se ky samit ka një rëndësi të madhe për shtetin e Kosovës.
“Është një event shumë i rëndësishëm për Kosovën. Samiti ishte një mënyrë ndërmjetësimi të marrëdhënieve të shteteve ballkanike me unionin evropian”.
“Një samit i tillë që ka pasë në fokus shtetet e Ballkanit është mbajtur për herë të parë pas vitit 2003, momentumi është shumë i rëndësishëm”.
“Për Kosovën është një ngjarje e madhe për arsye se prej kur Kosova ka shpallur Pavarësinë është hera e parë që është trajtuar e barabartë si shtet i pavarur. Ky fakt mua më ka gëzuar shumë se kur është folur për shtetet tjera është folur edhe për Kosovën, Kosova është e përfshirë në trajtimet e këtij samiti”.
“Konkluzionet që kanë dalë nga ky samit janë konkluzione edhe për Kosovën”.
Pacolli ka thënë se beson se pas këtij samiti, mund të ndryshojë agjenda e unionit evropian për shtetet e Ballkanit, përfshirë Kosovën.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë një datë se kur beson se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Kosova do të trajtohet njëjtë si vendet tjera. Pas samitit besoj se do të ketë agjendë ndryshe të rajonit, në kuptimin e unionit evropian, do të ketë ndoshta një hyrje të të gjitha shteteve në unionin evropian”.
“Nuk mund të përmend data por shoh se ka interes shumë të madh të të gjitha palëve që edhe kjo pjesë e Evropës që ka mbet si barrë e BE-së sa më shpejt të plotësojë kushtet dhe të hyjë në ‘shtëpinë e madhe’”.
Në ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se Kosova në marrëveshjen e përbashkët të Samitit të Sofjes është përmendur me fusnotë.
Por zëvendëskryeministri kosovar ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë nuk do të lëshohem të flasë për atë se çfarë kanë shkruar mediat e Beogradit se nuk i kam lexuar të gjitha”.
“Nuk kamë parë fusnotë as te trajtimi i Kosovës si etnitet, pjesëmarrësit nga Kosova në konferencë kanë pasë vendin e tyre, mbishkrimet në tavolinë kanë qenë të njëjtë sit e shtetet tjera”.
“Nuk ka pasë mungesë të flamurit të Kosovës ose diçka tjetër, nëse ndonjë dokument në prapavijë, është shkruar se ‘nuk paragjykohet statusi i Kosovës “, nuk e di”.
“Besoj se përdorimi i fusnotës nuk është vërejtur në këtë konferencë, as në sesionin e Forumit Botëror Ekonomik e as në Forumin Ekonomik të Vjenës”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...