Google ADS

Behgjet Pacolli ngushëllon familjen e Sadije Aganit

15:48 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Agani me rastin e ndarjes nga jeta të Sadije Aganit, bashkëshortes së njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, Fehmi Agani.

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për vdekjen e znj Sadije Agani. Zonja Agani ishte bashkëshortja e të ndjerit Akademik, Fehmi Agani, arkitektit të proceseve demokratike dhe pavarësisë së Kosovës. Shpirti i Saj le të prehet në paqe”.

“Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agani dhe të të afërmeve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Pacollit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme