Behgjet Pacolli nga rezidenca flet për marrëveshjen (VIDEO)

18:45 | 4 Shtator 2017
arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli,  thotë se qytetari, shtetndërtimi i Kosovës ka qenë interesi i cili ka bërë që AKR të nënshkruaj sot me PAN-in marrëveshjen për të qeverisur me vendin, raporton arbresh.info.

“Me këtë koalicion do t’i shtyjmë proceset përpara. Jam i bindur se do të kemi harmoni me kryeministrin Haradinaj,” është shprehur Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij, ky koalicion dëshmon fuqinë për të sfiduar problemet që ka përpara Kosova.

“Kemi sfida për të tejkalu, ato tejkalohen vetëm me mirëkuptim, energji pozitive dhe punë,” është shprehur Pacolli.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme