Ish- zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri rreth lajmeve të e transferimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës në Shqipëri.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit të tij nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotsjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar gjithashtu se gjithë kjo përpjekje për të përfshirë MPJ-në është shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij.
“Kam ndjekur diskutimet për çështjen e transferimit të gazit lotësjellës nga Policia e Kosovës në Shqipëri. Njerëzit me qëllim të keq kanë lakuar emrin tim në këtë çështje dhe dua ta bëj të qartë një gjë. Ministria e Punëve të Jashtme gjatë mandatit tim nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin ose shitjen e gazit lotësjellës ose ndonjë pajisje tjetër policore në Shqipëri ose në ndonjë vend tjetër. Ky nuk është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata që gënjejnë dhe dezinformojnë publikun gabimisht kanë zgjedhur një çështje që është e rreme si teme.
Çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotësjellës në Shqipëri ndërsa isha ministër është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv. Është e qartë se një keqinformim i tillë motivohet nga dikush që dëshiron të çoroditet politikisht dhe synon vetëm ta dëmtojë emrin tim.
Të gjithë ata që kanë diçka të ndajnë provat ose të mos shpifin. Unë do të kërkoj marrjën e masave ligjore kundër të gjithë atyre që gënjejnë, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre publike”, ka shkruar Pacolli.
Para pak minutash për lajmet e transferimit të gazit lotësjellës në Shqipëri ka reaguar edhe Policia e Kosovës./arbresh.info/
Reagon Behgjet Pacolli: Deklarata për dërgim të gazit lotsjellës në Shqipëri është gënjeshtër
Reagon Behgjet Pacolli: Deklarata për dërgim të gazit lotsjellës në Shqipëri është gënjeshtër
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...