Behgjet Pacolli kujton Masakrën e Srebrenicës

08:30 | 11 Korrik 2020
Arbresh.info

Në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, presidenti i AKR-së ka kujtuar gjenocidin e tmerrshëm të regjimit serb.

Ai thotë se është e rëndësishme që të kujtohet gjithmonë ajo që ka qenë, transmeton portali arbresh.info.

“Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Srebrenicës në Bosnje. Një gjenocid i tmerrshëm në të cilin rreth 8,000 muslimanë boshnjakë, kryesisht burra dhe djem, u vranë nga forcat serbe të Bosnjës. Jo shumë larg vendlindjes tonë dhe jo shumë vjet para masakrave në Kosovë. Është shumë e rëndësishme të kujtosh gjithmonë atë që ka qenë. ?”, shkruan Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme