Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar transparencë nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me situatë në veri.
Pacolli përmes një shkrimi në “Facebook”, kërkoi sqarime se a ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara?
Tutje, Pacolli ka pyetur se a munden policët që gjenden atje ti përmbushin detyrime e tyre dhe se a ka ndërrime dhe furnizim për këto pika të kontrollit?
‘’ A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara. Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit’’, ka shkruar kreu i AKR-së në llogarinë e tij në Facebook. /arbresh.info/
Emisari i zgjedhur për Ukrainën thotë se Trumpi dëshiron një...
Rama prezanton sfidat në kryeqytet përgjatë vitit 2024, njër...
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre depu...
Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba për 24 orë
Vjedhje e rëndë në Malishevë – Hajnat hyjnë në një shtëpi e...
Udhëtimi i fundit i Biden në Itali si president, anulohet pë...