Behgjet Pacolli ka uruar Maqedoninë për emrin: Vendim historik

21:30 | 11 Janar 2019
Arbresh.info

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka uruar Maqedoninë për votimin për ndryshim të emrit.

Ai ka shtuar se ky është një vendim historik për shtetin fqinj.

Ky është postimi i tij në Facebook:

“E mirëpres miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga ana e Parlamentit në Shkup sot, që hap rrugën që Republika e Maqedonisë Veriore të bashkohet në NATO dhe të ketë një perspektivë të qartë evropiane. 
Unë e mirëpres guximin që të gjithë udhëheqësit kanë treguar të marrin këtë vendim historik sot. 
Ne si Kosovë e mirëpresim dhe jemi të lumtur që së shpejti të kemi një anëtar të ri të NATO-s në kufirin tonë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme