Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook imazhe të një shtëpie të shkatërruar nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.
Pacolli ka shkruar se tash qytetarët e Kosovës jetojnë në liri por që nuk duhet harruar e kaluara, shkruan arbresh.info.
“Rrugës duke udhëtuar me makinë, ndalova për pak çaste duke shikuar këtë shtëpi të shkatërruar nga forcat serbe. Ne sot jetojmë në liri, por nuk duhet harruar e kaluara. Sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”, ka shkruar ai në Facebook./arbresh.info/
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...