Behgjet Pacolli i nderuar që është politikani kosovar më i ndjekur në Facebook

18:39 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Ka 518,629 ndjekës në rrjetin social Facebook.

E kjo shifër e bën politikanin më të ndjekur në Kosovë, shkruan portali arbresh.info.

Se është më i ndjekuri në vendin tonë, Behgjet Pacollin e bën të ndihet i nderuar.

Ai thotë se pavarësisht kësaj mbetet një njeri i thjeshtë dhe gjithmonë vetvetja.

“Të jesh politikani kosovar më i ndjekur në Facebook është një nder për mua. Unë jam mirënjohës për të gjithë ju që komunikoni me mua. Pavarësisht çfarë, vazhdoj gjithmonë të jam vetvetja: i thjeshtë, i sinqertë dhe komunikues me të gjithë. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje dhe fundjavë të këndshme!”, shkruan Pacolli.

Kujtojmë se ish presidenti i Kosovës përveç politikan është një sipërmarrës shumë i suksesshëm si dhe filantrop e bamirës i njohur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme