Behgjet Pacolli, i kënaqur që SHBA-të kanë marr qasje pragmatike për dialogun Kosovë – Serbi

16:39 | 19 Qershor 2020
Arbresh.info

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur i kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë marrë një qasje më pragmatike, sic thotë ai në dialogun Kosovë – Serbi.

Kryediplomati i dikurshëm kosovar tutje thotë se seriozitetin e këtij procesi e tregon letra e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për Qeverinë e Kosovës, transmeton portali arbresh.info.

Pacolli thotë se këtë rast nuk duhet keqpërdorur nga askush.

Ky është i plotë shkrimi pa ndërhyrje

Mbrëmë, i Dërguari Presidencial Amerikan, Richard Grenell theksoi zgjidhjet ekonomike si çelësin për të adresuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Që prej më shumë se 10 vitesh unë kam folur për perspektivën ekonomike që t’i jepet dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes heqjes së barrierave ekonomike dhe tregtare midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo siguron prosperitet ekonomik, vende të reja të punës dhe stabilizimin e rrugëve tregtare, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për tërë rajonin.

Unë jam i kënaqur që aleati më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara, kanë marrë një qasje pragmatike për të adresuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe jo një qasje populiste dhe politike që kanë lënë shumë probleme në ekonominë tonë për dekada të tëra.

Standarti jetësor i njerëzve, lëvizja e lirë, ambienti i sigurtë i jetesës janë kërkesat e qytetarëve dhe ky është pikërisht qëllimi i ndërmjetësimit të SHBA-ve.

Për më tepër, se sa serioz dhe i rëndësishëm është ky proces, treguon edhe sekretari Pompeo sot në letrën e tij drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Ky është një shans i rrallë, të cilin asesi nuk duhet ta shpërdoron askush.

Të ngjashme