Ish presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka hapur një fond në Gofundme, për të ndihmuar të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi.
Këtë njoftim Pacolli e bëri përmes rrjetit të tij social Facebook, ku shprehet i shqetësuar për zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre.
“Duke ndjekur zhvillimet në Turqi dhe Siri pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi, mendoj se edhe ne shqiptarët duhet të ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre. Prandaj sonte kam hapur një fond transparent për këtë qëllim përmes Gofundme ”Të ndihmojmë fëmijët e tërmetit në Turqi”” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ndërkohë, në faqën e fondit, fillimisht është caktuar shuma prej 300 mijë eurosh si synim për grumbullim.
“Turqia është goditur nga një tërmet i madh me mbi 17,500 viktima në vend. Së bashku ne mund të ndihmojmë në mbledhjen e parave për njerëzit në nevojë” thuhet në njoftimin e fondit.
Deri më tani sipas të dhënave numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në 23 mijë. /arbresh.info/
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...