Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Bejtush Gashi ka qenë tepër i urtë për të mbajtur edhe më tej postin e Ministrit të Brendshëm.
“Sot ka ndodhur një riformatim në qeveri dhe nuk është hera e parë dhe as e fundit që ndodh. E kemi ndërruar sot me një bashkërendim me Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj, kemi ndërmarr një veprim dhe kemi ndërruar ministrin e Brendshëm, edhe ai anëtar i AKR-së. Gashi përndryshe edhe mik i mi, bashkëpunëtor i imi, njeri i edukuar, një njeri që është gjithmonë i qetë dhe i civilizuar dhe ka kryer detyrat e veta. Ndoshta për këtë post ka qenë tepër i urtë dhe tepër i qetë dhe duke marrë parasysh rrethanat dhe ambientin ku veprojmë ka qenë tepër i urtë. Nuk është veç perceptim por është e vërteta. Do të jem i kujdesshëm që të mos këtë arsye që ministrat e AKR-së të përfolken dhe të jenë shkaktar për pengesat e mbarëvajtjen e punëve, qofshin të Qeverisë dhe mbarëvajtjeve të proceseve në Kosovë. Kam pas një bisedë të gjatë me Bejtushin, para se të merret vendimi që në të ardhmen e shkurtë të marrë një funksion tjetër dhe ky vend t’i lirohet një veprimtari të vjetër të AKR-së nga Ferizaj”, ka thënë Pacolli, njofton Klan Kosova.
Ai ka folur edhe për ministrin e ri.
“Është e vërtet të Labinot Tahiri ka insistuar që një ministër të jetë nga Ferizaj. Nuk besoj se është dorëzuar askush dhe nuk do ta quaj presion, por ka pasë një marrëveshje të pashkruar, një premtim se edhe nga Ferizaj- me riformaitmin e qeverisë – do të ketë një njeri që do të jetë ministër ose ambasador. Nuk ka insistuar Tahiri që të ndodhë kjo por rrethanat kanë qenë të tilla që të merret ky vendim. Dikujt ju ka duhur tepër i heshtur dhe i ngadalshëm që ndoshta nuk është edhe kjo arsye, pro dikujt iu ja dukur. Kanë filluar thashetheme dhe ne kemi vendosur ta bëjmë këtë riformatim. Është post delikat, gjendemi në momentin para liberalizimit të vizave ku një funksion të rëndësishëm do ta ketë ministri i rendit, sa i përket lobimit të tij nëpër shtete evropiane. Atë që kemi vendos sot, do të krijojmë mundësi që ky lobim të ecë përpara pa probleme”.
“E falënderoj për punën e tij të mrekullueshme dhe a s’kam pasur ankesa prej askujt në të deri në momentin e fundit kur është parë tendenca se po kërkohet më tepër, shpejtësi më e madhe në atë post”.
Pacolli ka folur edhe për ish ministrin tjetër të Brendshëm, Flamur Sefaj që dorëheqë muaj më parë.
“Falmur Sefaj ka qenë sui-generis një person i pa pazënveduëshëm për shumë kohë do të mbetet dhe një njeri që s’ka pas njeri që mund të krahasohet me të, punëtor dhe i sinqertë dhe më dhimbset shumë që nuk pati mundësinë ta cojë punën e tij të planifikuar deri në fund. Jam dakord që ishte gabim ndërrimi Falmur Sefajt në atë kohë. Ai për një kohë të shkurtër arriti të krijojë miq jashtë vendit dhe ka qenë i dashur edhe brenda dhe jashtë. Jemi qeveri e brishtë. Nuk do të thoja që u hutuam por është dashur të gjejmë viktimën dhe ai ishte viktima për shkak të urëtësisë së tij. Si gjithmonë konstruktiv nuk kam kushtëzuar asgjë dhe ka shkuar Falmur Sefaj pati ardhur Bejtush Gashi”.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...