Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot feston ditëlindjen e 70’të.
Politikan dhe sipërmarrës shqiptar nga Kosova, që ka shërbyer si president i tretë i Republikës së Kosovës. Atdhetar me plotë energji e përkushtim në përkrahje të zhvillimit të Kosovës.
Gjithashtu, ai ka qenë edhe Zëvendëskryeministër i Parë i Republikës së Kosovës në periudhën 2011/2014.
Deputet në Kuvendin e Kosovës, për disa mandante. Po ashtu është nënshkrues i Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17.02.2008.
Partia që e drejton ai që nga themelimi ka patur role kyçe nëpër qeveri të ndryshme në Kosovë, sikurse edhe vetë Pacolli.
Por, duke qenë aktiv mjaftë shumë në jetën politike edhe si afarist, tregon se vitet janë vetëm numra, pasi energjia për Pacollin është e kudondodhur. I urojmë shëndet dhe gjitha të mirat./arbresh.info/
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...