Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka krahasuar nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Pacolli, i cili mban postet e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të zëvendëskryeministrit në qeverinë në largim të Ramush Haradinajt, i ka hedhur poshtë paralajmërimet e Hoxhajt për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga 10 shtete.
Hoxhaj, zëvendëskryeministër në largim, kishte paralajmëruar ditë më parë se 10 shtete mund ta tërheqin njohjen e Kosovës në të ardhmen, pas pohimeve të Serbisë se disa shtete tashmë kanë shfuqizuar vendimet e njohjes.
E, deklaratat e Hoxhajt i kanë penguar shumë Pacollit.
“Mu duk sikur e dëgjoja Daçiqin”, ka thënë Pacolli në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. “Po më vjen keq…”, ka shtuar ai.
“Nuk ka tërheqje të njohjeve ashtu siç pretendohet”, ka këmbëngulur Pacolli.
Partia e Pacollit ka hyrë në koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, kandidat për kryeministër i këtyre dy partive./express
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?