Nëse nuk do të ketë një konsensus gjithëpartiak për zgjidhjen e problemit të demarkacionit, Kosova do të përballet me tensione dhe trazira, duke mos përjashtuar edhe zgjedhjet.
Kështu ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
“Besoj se demarkacioni ka zgjidhje, por jo me këtë qasje dhe zgjidhja është atëherë kur ka një vullnet gjithë kosovar, gjegjësisht të gjitha institucioneve që ky problem të zgjidhet. Zgjidhja duhet të ndodhë me këtë situatë siç qeveriset sot siç bëhet politikë sot siç vepron edhe opozita e tanishme problemi i demarkacionit nuk zgjidhet. Demarkacioni do të shkaktojë problem do të shkaktojë trazira, do të shkaktojë edhe zgjedhjet”, ka thënë Pacolli.
I pari i AKR-së ka thënë se Qeveria gaboi kur e nënshkroi marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin. Por nuk i pëlqen as qasja e opozitës karshi kësaj problematike.
“Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë komisioni, sa i përket Demarkacionit e kam shikuar vetëm nga periferia. Është bërë gabimi që është nënshkruar një dokument me Malin e Zi, ende pa u miratuar në parlamentin e dhe sot nga opozita është duke u shfrytëzua ky gabim në mënyrë drastike, po shfrytëzohet jo për zgjidhje në mënyrë konstruktive por në mënyrë destruktive, ky është realiteti”, u shpreh Pacolli, i cili ishte pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në që atëherë drejtohej nga Hashim Thaçi, mandat në të cilin edhe nisi puna për demaskimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi./Arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...