Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar të dijë se si është pajisur kompania Altair Resources Inc., me lincencë për shpuarjet në minierën e Crepuljes në Leposaviç.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreson që kjo të mos jetë një marrëveshje e fshehtë e Qeverisë me palën serbe, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Çfarë po ndodhë në Leposaviç?
Sapo u informova nga ëebfaqja e mirënjohur për lajme rreth minierave dhe mineraleve, equities.com, që kompania Altair Resources Inc. ka kryer pagesën finale dhe ka kryer të gjitha obligimet për të marrë në pronësi minierën e Crepuljes në Leposaviç. Kjo kompani ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katror të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjent. Linku për këtë lajm mund të gjendet këtu: https://www.equities.com/…/altair-makes-final-option-paymen…
Programi i eksplorimit ka filluar në vitin 2017 ku së shpejti pritet të fillojnë shpuarjet e nevojshme, gjë që e bënë të dyshimt faktin se si u pajis kjo kompani me këtë licencë dhe cilit institucion ja pagojë obligimet financare. Shpresoj që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje e fshehtë e Qeverisë sonë të dështuar me palën Serbe.
Mos të harrojmë që Miniera e Crepuljes është një ndër minierat më të mëdha të zinkut në Kosovë. Ajo ndodhet në Leposaviç. Miniera ka rezerva të llogaritura në 14 milion ton të minerale, që mund të nxjerrë 2.17% plumb dhe 20.07% zink, duke rezultuar në 303,800 ton plumb dhe 2,810,000 ton zink./Arbresh.info.
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...