Bëhet trajtimi i ndërtimeve pa leje në veriun e Kosovës

09:33 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Civil Development Organization (CDO) nesër organizon Hapjen e Projektit “Trajtimi i Ndërtimeve pa Leje në Kosovën Veriore”.

Projekti ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe përgjegjësisë së qeverisjes lokale në 7 Komunat e Kosovës së Veriut në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse duke identifikuar, analizuar dhe avokuar sfidat e trajtimit të ndërtimeve pa leje.

Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht raporti nga Komunat për fazën e parë të Regjistrit si dhe fazën e dytë të aplikimit për legalizim tregojnë se janë regjistruar 353 685 ndërtime pa leje në tërë Kosovën, ndërkohë që vetëm një numër i vogël i tyre kanë vazhduar me procedurat për legalizime. Tani është faza e shqyrtimit për aprovim të Projekt Ligjit të Ri për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje nga Institucionet Qendrore të Kosovës.

Organizatat partnere CDO nga Mitrovica e Jugut dhe CWD nga Mitrovica e Veriut janë duke zbatuar këtë projekt në kuadër të Fondit Katalitik (CSCF) si aktivitet i Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës zbatuar nga CBM, UN-Habitat dhe PAX përkrahur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (Sida).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme