Pas dhënies së urdhrit të trupit gjykues që palët të tentojnë të garantojnë publicitet më të madh në procesin gjyqësor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, është bërë publike një pjesë nga dëshmia e dëshmitarit të pestë në këtë gjykim (me kodin 3165).
Me rastin hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra.
Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi sipas tij, ata kishin pasur një makinë të afërmit e tij.
I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.
Më pas, mbrojtësi i Veselit Ben Emmeson kërkoi që trupi gjykues të nxjerr një urdhër me gojë për pozicionin e prokurorisë lidhur me listën e fakteve të gjykuara.
‘‘A mund të bëj një kërkesë me gojë për një urdhër. Prokuroria të rishikoj argumentin që ka dorëzuar sa u takon fakteve të gjykuara dhe të bëj me dije për të cilat fakte të gjykuara kërkon të mbështetet, që të jemi edhe ne në pozitë të ju përgjigjemi, sepse çka ndodhi me dëshmitarin e fundit na detyron ne që të kërkojmë sqarim, të kuptojmë çfarë pozicioni ka prokuroria sa i takon të gjithë listës së fakteve të gjykuara. Nuk mund të vazhdojmë kështu, që prokuroria ta ndryshoj pozicionin e vetë si i leverdisë’’, tha ai, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’
Tutje, avokati Ben Emmeson tha që prokuroria të rishikon më së paku ato fakte të gjykuara që lidhen me dy personat në fjalë, dy viktimat të cilat kanë dhe emrin dhe të ju thonë cili është qëndrimi i tyre aktual sepse sipas tij është e paqartë pozicioni i tyre dhe duhet të merret një vendim nga trup gjykues sepse ai tha se qëndrimi që kanë paraqitur fillimisht është i ndryshëm nga qëndrimi që po paraqesin aktualisht.
Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith tha se do të dalin me një vendim.
Lidhur me dy prova materiale të propozuara nga mbrojtja e Veselit, është pranuar vetëm njëra nga to dhe atë faqja e parë e provës materiale 226, që është kartela mjekësore dhe një fragment përkatës nga dokumenti gjyqësor i Sabit Gecit dhe të tjerët, i gjyqit të Sabit Gecit dhe të tjerët kurse prova materiale 227, deklarata e dëshmitarit te UNMIK-ut Shaban Krasniqi, nuk është pranuar.
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim