Autobusët e “Trafikut Urban” që nga sot janë të pajisur me WI-FI, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.
Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha se kjo do të ndikojë ne mirëqenien dhe ekonominë e të gjithë qytetarëve, si dhe nga sot e tutje të gjitha shtresat e popullatës do t mund ta shfrytëzojnë internetin pa pagesë.
“Sot të gjitha shtresat e qytetarëve mund ta shfrytëzojnë Trafikun Urban për transport e me të edhe internetin pa pagesë. Është diçka që është pritur shumë mirë kur e kemi dhënë lajmin vitin e kaluar. Ta gëzojmë të gjithë”, tha ai.
Ndërsa i pyetur nga gazetaret se a do të ndikojë kjo në rritjen e biletës, Maraj tha se nuk do të këtë rritje të pagesë në bileta të qytetarëve edhe pse është shtuar ky shërbim.
Ndërsa shtoi gjithashtu se ky lajm është mirëpritur nga qytetarët.
Kurse njëri prej qytetarëve u shpreh se kjo nuk është asgjë
“Unë po tham që puna e internetit në autobusë kurgja nuk është vetëm sa me i lajmru hajnat njani tjetrin
E një tjetër tha se ky shërbim për të rinjtë është i mirë, por për të vjetrit është më problem./Arbresh.info/
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë