Bëhen “llom” mes vete, dërgohen në burg pasi mjeku jau pastron plagët

09:44 | 7 Gusht 2021
arbresh.info

Pesë persona janë lënduar në një rrahje për mosmarrëveshje në trafik.

Pasi kanë marrë trajtimin e mjekut, janë dërguar në mbajtje nga Policia e Kosovës.

LENDIM I LEHTE TRUPOR

Lagja Spitalit, Prishtinë, 06.08.2021-18:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme