Begaj: Vlerësim për dialogun që sjell rezultate, mirënjohje për SHBA-në e BE-në

20:38 | 27 Gusht 2022
E.H

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, përmes një shkrimi në rrjetin social në Twitter, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për dokumente mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA”, ka shkruar Begaj.

Kujtojmë se sot Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për letërnjoftimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme