Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vizituar ditën e sotme Katedralen Katolike dhe atë Ortodokse në Tiranë për të uruar Krishtlindjen.
Pas vizitës, Begaj ka dhënë dhe një mesazh urimi për të gjithë kombin shqiptar.
Gjatë fjalës së tij, Begaj ka thënë se kjo është një ditë shprese, frymëzimi, reflektimi dhe drite.
“Sot është një ditë e veçantë. Erdha këtu dhe u takova me Imzot Arjan Dodaj për të ju uruar të gjithë besimtarëve të krishterë “Gëzuar Krishtlindjen”. Kjo është një ditë shprese, frymëzimi, reflektimi dhe ditë drite. Është shpresë për faktin që e nesërmja do të jetë më e mirë dhe frymëzim për ne për të dhënë më shumë dashuri, më shumë solidaritet për të gjithë ata që janë të pamundur, për të gjithë ata që të sëmurë dhe për të gjithë ata që kanë nevojë. Patjetër që është një ditë reflektimi sepse sot në botë ka shumë ngjarje që na trishtojnë dhe duhet patjetër të reflektojmë në këtë ditë Krishtlindje që të lutemi për më shumë paqe, begati dhe prosperitet për të gjithë kombin.”, u shpreh Begaj.
Në krah të Presidentit Begaj ka qenë edhe Imzot Arjan Dodaj, i cili ka përcjellë një urim për të gjithë kombin shqiptar, si dhe ka falenderuar presidentin.
“Dëshiroj të falenderoj Presidentin që veçanërisht në kremtimet në festat tona fetare, të të gjitha kulteve në Shqipëri, ai ka aftësinë kaq të butë që të vejë në evidencë mesazhet që përcjell dhurata e fesë, e dialogut fetar dhe harmonisë midis nesh dhe në rastin konkret, të festës së Krishtlindjes që të vejë në dukje mesazhin që Krishti, Princi i Paqes në një kohë kur paqja akoma mungon. Zoti e bekoftë kombin tonë!”, u shpreh ai./tvklan.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...