Begaj uron Kosovën: Sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE

19:40 | 24 Prill 2023
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën për mbylljen me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Begaj, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave, dhe kërkoi që sa më shpejtë të jetë anëtare në KiE me të drejta të plotë, përcjell Arbresh.info.

“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, ka shkruar Begaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme