Begaj uron Kamberin për fitoren: Mbëshetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

17:20 | 18 Dhjetor 2023
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen e tij në Parlamentin e Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebooik, Begaj uroi që roli dhe roli dhe kontributi i tij t’i shërbejë shqipatrëve të Luginës së Preshevës, shkruan Arbresh.info.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. “, ka shrkuar Begaj në Facebook.

Më tej, presidenti Begaj tha se mbëshetja e Shqipërisë nuk do të mungojë.

Shaip Kamberi me listën “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.

Ndërkohë, Alternativa Demokratike Shqiptare e Shqiprim Arifit ka marrë vetëm 1,250 vota./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

Të ngjashme