Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, i drejtuar nga kryetari i komunës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është shqyrtuar situata aktuale në Malishevë.
Me këtë rast, Begaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ti respektojnë rregullat dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga virusi i COVID-19.
“Rritja e rasteve të prekur me këtë virus, e ka bërë situatën shumë shqetësuese në komunën tonë, por kjo është duke u menaxhuar dhe të gjitha organet relevante që janë në terren duke u marrë me menaxhim të situatës”, tha Begaj.
Në këtë mbledhje u shpreh shqetësimi për rrezikun që mund të paraqitet gjatë marrjes së pagesave të rasteve sociale, të cilat janë dalë sot, sepse kjo mund të sjellë problem serioz, prandaj ju bëhet thirrje qytetarëve, që të ruajnë distancën gjatë pritjeve për marrjen e pagesave të tyre.
Sa i përket furnizimeve me mallra ushqimore, situata është e mirë dhe ka furnizime të mjaftueshme, e po ashtu edhe furnizimi me barna në barnatore është i mirë dhe nuk ka vend për shqetësim.
E vetmja gjë që ju kërkohet qytetarëve është respektimi i rregullave dhe udhëzimeve për tu mbrojtur, prandaj ju bëhet thirrje që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos lëvizin pa nevojë.
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë